E vështirë për t’u besuar, Juventusi mund ta shesë Ronaldon për këtë çmim qesharak

Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Juventusi gjatë këtij afati kalimtar veror.

Nisja e ndeshjes nga stoli në ndeshjen e parë të Serie A  përballë Udineses ka ngritur shumë pikëpyetje  sa i përket të ardhmes së portugezit te “Zonja e Vjetër”.

Kontrata e 36 vjeçarit mbaron sezonin e ardhshëm, por klubi po mendon ta largojë që këtë sezon për fituar disa million euro edhe pse shifra që bëhet e ditur është qesharake, vetëm 25 milion euro njofton Daily Mail.

Manchester City thuhet se ishte i interesuar për Ronaldon, por pastaj u fokusuan te Harry Kane, derisa trajneri Carlo Ancelotti mohoi rikthimin e portugezit.

Për momentin nuk ka asnjë ofertë zyrtare drejt Juventusit dhe lojtari ndoshta do mbetet në Torino.

Që prej kalimit te Juventus para tre viteve, 36-vjeçari ka shënuar 101 gola në 134 ndeshje./albeu.com/


Shtuar 23.08.2021 16:57