E turpshme: Tottenham eliminohet nga Europa League (VIDEO)

Dinamo e Zagrebit ka mundur 3-0 Tottenham-in në ndeshjen e kthimit të 1/8-ave të Europa League dhe është kualifikuar në çerekfinale pas humbjes 2-0 të pësuar në Angli.

Heroi i sfidës së luajtur në stadiumin Maksimi ka qenë Mislav Orsic, autori i të tre golave të kroatëve (62′, 83′, 106′).

28-vjeçari është lojtari i parë në histori i Dinamos së Zagrebit që shënon tre gola në një ndeshje europiane kundër një ekipi anglez.

Gjithashtu, ai është futbollisti i dytë në histori që shënon një tregolësh kundër Tottenham-it në një ndeshje europiane pas katër golave të realizuar nga Gnabry për Bayern-in në fazën me grupe të Champions League sezonin e kaluar.


Shtuar 18.03.2021 21:37