E turpshme në futbollin shqiptar, lojtari dërgohet në spital pas sherrit me trajnerin e tij

Një skenë e turpshme ka ndodhur në futbollin shqiptar, në miqësoren mes Butrintit dhe Memaliajt.

Lojtari i sarandjotëve, Albi Selimaj është dërguar në urgjencën e spitalit të Sarandës pas një sherri me trajnerin e tij, Neritan Novi.

Lojtari Selimaj dhe i afërmi i tij janë përplasur me trajnerin dhe drejtorin e klubit në tunelin e stadiumit “Andon Lapa”.

Gjatë sherrit janë goditur dhe trajneri së bashku me drejtorin. /panoramasport/


Shtuar 25.01.2024 19:35