E treta ndeshje radhazi për Kristjan Asllanin, mesfushori shqiptar e nis nga minuta e parë me Interin

Kristjan Asllani do të jetë sërish titullar me fanellën e Interit. Mesfushori shqiptar luan sot ndeshjen e tretë radhazi nga minuta e parë.

Lojtari 21-vjeçar ka shpërblyer me sukses besimin e Inzagit në dy ndeshjet e mëparshme, duke merituar kështu pozicionin e titullarit në mesin e fushës.

Zikaltrit përballen sot me Xhenoan në “Xhuzepe Meaxa”, duke nisur nga ora 20:45. Me një fitore në mbrëmjen e sotme, Interi do të thellonte diferencën me Juventusin e vendit të dytë në 15 pikë.


Shtuar 4.03.2024 20:30