E quajtën majmun, Vinicius Junior i tërbon edhe më keq tifozët e Atleticos

Vinicius Junior nuk ka pasur ditë të lehta. Sulmuesi brazilian i Real Madrid u “shigjetua” edhe nga tifozët e Atletico Madrid në derbi.

Sërish pati racizëm, pasi tifozët në “Wanda Metripolitanos” e quajtën atë majmun. Vinicius, pasi kishte festuar fitoren në fushë, ka menduar edhe të kundërpërgjigjet.

Në Twitter ai u ka kujtuar tifozëve të Atletico Madrid finalet e humbura, duke postuar këngën “Perdiendo las finaaleeeeeees”, shoqëruar me “kundër Realit tonë”.

Braziliani postoi edhe një strofë të këngës, “Qanë në Lisbonë, qanë në Milano”, për t’ua bërë më të dhimbshme humbjet./ h.ll/albeu.com