Kombëtarja e Izraelit do të jetë pjesë e Copa America. Marrëveshja mes IFA (Federatës së Futbollit të Izrealit) dhe përfaqsuesve të Copa America është nënshkruar tashmë.
I pranishëm ka qenë edhe presidenti i CONMEBOL-it, Alejandro Dominguez dhe ai i IFA-s, Moshe Zuare.
Teksa, lajmin për këtë marrëveshje të rëndësishme për ta, e ka bërë vetë presidenti i Federatës izraelitet me anë të një njoftimi në faqen zyrtare:
“Krenari të jesh pjesë e familjes së madhe CONMEBOL-it. Së bashku për të mirën e lojës dhe miqësisë.
Miqësia jonë e vërtetë me Alejandro Domínguez dhe me nënpresidentin e FIFA-s ka sjellë këtë fryt të mrekullueshëm për futbollin izraelit.
Shpresoj shumë që skuadra izraelite të jetë pjesë e një prej turneve të mëdhenj të organizuar nga CONMEBOL-i, ndoshta edhe në Copa América”, tha presidenti i IFA-s, Zuares.