Nejmar po përballet me një tjetër dëmtim. Në Brazil konfirmohet se do mungojë te Santosi, ndërsa pritet t’i bashkohet Brazilit në javën e ardhshme për përgatitjet. Një situatë e tillë bëhet e pabesueshme, teksa emri i tij në listë u prit me padurim.
Shefi i stafit mjekësor të Santosit, Rodrigo Zogaib, konfirmoi se Nejmari po përballet me dëmtim. Megjithatë, sipas tij nuk do të pengohet që të jetë i gatshëm më 27 maj për Brazilin.
Të lidhura
None found
Stafi mjekësor i përfaqësueses po ashtu po monitoron gjendjen e Nejmarit. Ky dëmtim erdhi vetëm dy ditë pasi trajneri Karlo Ançeloti e konfirmoi për Botërorin.
Shqetësimi është i pranishëm te stafi i Brazilit. Më 31 maj është projektuar miqësorja me Panaman.
