Të gjithë në Salernitana janë shokuar, pasi dy futbollistë janë arrestuar për vjedhjen e një çantë.
Emrat e dy lojtarëve nuk janë bërë të ditur, gjithçka që dimë është se ata po mbahen në komisariatin e Salernos.
Presidenti i skuadrës, Danilo Iervolino, me të dëgjuar këtë lajm u shpreh në mënyrë karakteristike:
“Incidenti me pjesëmarrjen e dy lojtarëve tanë nga repartet e infrastrukturës na lë të habitur. Nëse konfirmohet, kjo është diçka shumë serioze që ne e dënojmë me të gjitha forcat. Është diçka që padyshim bie ndesh me vlerat që duhet të transmetojë sporti. Është në kundërshtim me vlerat që duam t’ua përcjellim brezave të ardhshëm”.