Mike Maignan ka shpjeguar arysen pse ai u largua nga fusha, në momentin kur tifozët e Udineses filluan ta ofendojnë në baza racore, teksa falenderoi edhe Milanin për mbështetjen e tyre.
Ruben Loftus-Cheek kishte shënuar për t’i dhënë avantazhin “Rossonerëve” dhe më pas ndeshje u ndërpre për pesë minuta shkaku i koreve raciste në drejtim të portierit francez.
Maignan i bëri me dije gjyqtarit të takimit për ofendimet që po vijnë prapa portës së tij dhe kësisoji Fabio Maresca e suspendoi ndeshjen, ashtu siç e paracakton protokolli anti-racizëm.
Sipas këtij protokolli ndeshja mund të ishte ndërperë plotësisht në rast se tifozët e klubit vendas do të vazhdonin me ofendime.
“Çfarë ndodhi në pjesën e parë është se pas golit të parë unë dëgjova njerëzit duke më quajtur ‘majmun’, unë nuk thashë asgjë. Herën e dytë kur shkova për të marrë topin, e dëgjova përsëri. I thash gjyqtarit të katërt dhe bankës sonë se çfarë ka ndodhur”, ka thënë Maignan për Sky Sport Italia.
“Ne nuk mund të vazhdojmë të luajmë futboll kështu. Nuk është hera e parë që ka ndodhur në këtë mënyrë. Ne duhet t’ua bëjmë me dije se ajo që ata po bëjnë është gabim. Nuk është i gjithë stadiumi, shumica e tifozëve dëshirojnë të mbështesin ekipin e tyre, kjo është normale, por jo në këtë mënyrë”, vazhdoi ai.
“Ne kemi një grup shumë të fortë, jemi një familje dhe të gjithë erdhën për të më mbështetur mua. Në u rikthyem duke dashur fitoren edhe më shumë, sepse përgjigja më e mirë ishte të fitonim”, përfundoi Maignan./Telegrafi/