E KRYER/ “Blindohet” sulmi i Barcelonës, 19-vjeçari gati të transferohet në Spanjë

Barcelona ka përforcuar repartin ofensiv për sezonin e ardhshëm me blerjen e radhës. Bëhet fjalë për djaloshin Roony Bardghji i cili është përforcimi më i ri në radhët e katalanasve.

Lajmin e ka konfirmuar eksperti i merkatos Fabrizio Romano. Siç raporton ky i fundit, Barcelona do të paguajë 2 milionë euro plus bonuset tek Copenhagen për shërbimet e sulmuesit 19-vjeçar.

Roony Bardghji pritet t’i bashkohet ekipit të parë të katalanasve, ndërsa pritet të nënshkruhet vetëm kontrata. Sezonin që lamë pas, sulmuesi suedez regjistroi vetëm 5 paraqitje pasi dëmtimet e kufizuan.


Shtuar 24.06.2025 13:58