E kërkonte Interi, Akanji transferohet te Manchester City

Manuel Akanji është transferimi më i fundit te Manchester City.

Klubi anglez ka zyrtarizuar blerjen e mbrojtësit zvicerian, i cili pas katër sezonesh largohet nga Borussia Dortmund dhe nënshkruan kontratë deri në vitin 2027. Klubit anglez i kushtoi rreth 17 milionë euro.

Më parë Akanji ishte në radarët e Interit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 1.09.2022 11:20