E gjithë bota po qesh sërish me Maguire: kapiteni i Mançesterit u sulmua nga publiku për marrëzinë e tij! (VIDEO)

Harry Maguire doli në qendër të vëmendjes për shkak të një budallallëku që bëri në tunel para ndeshjes mes Manchester United dhe Brighton në raundin e parë të Premier League.

Pikërisht, kapiteni i vendasve i vendosi shokët e tij në anën e gabuar të tunelit edhe David de Gea i sugjeroi atij se kishte bërë një gabim.

Natyrisht, nuk u desh shumë kohë që tifozët e gjigantëve të Old Trafford të futeshin në rrjetet sociale.

“Kemi kapitenin më të mirë në botë. Ai as nuk e di se ku duhet të qëndrojnë lojtarët në tunel”, ishte një nga komentet.

Është e qartë se Ten Haag do të ketë nevojë për shumë kohë për të përmirësuar situatën aktuale në klub. /albeu.com/


Shtuar 9.08.2022 20:59