Vllaznia mposht në finale Skënderbeun dhe fiton Kupën e Shqipërisë (VIDEO)

Vllaznia është fituese e Kupës së Shqipërisë. Skuadra veriore ka mposhtur 0-1 në finale Skënderbeun me një gol të Da Silvas në minutën e 39’, shkruan Albeu.com.

Kjo është kupa e shtatë që fiton Vllaznia në historinë e saj, ndërsa të fundit e kishte marrë më 2008.

Fitimi i një trofeu të rëndësishëm është padyshim fryt i punës së skuadrës dhe stafit, me në krye trajnerin Tomas Brdariç, por edhe i angazhimit të kryebashkiakes Voltana Ademi, sponsorit Alban Xhaferi dhe drejtorit sportiv Matko Djarmati. Ishte një sezon i vështirë, por fantastik për Vllazninë. /albeu.com/


Shtuar 31.05.2021 20:56