Do të startojë në orën 20:45, në “Elbasan Arena”, sfida mes Shqipërisë dhe San Marinos, e vlefshme për grupin I të kualifikueseve të Botërorit.
Kuqezinjtë do të kërkojnë që të mos bëjë asnjë gafë në këtë 90-minutësh, që do të ishte vrastare për shanset e Shqipërisë në rrugëtimin drejt “Katar 2022”.
Përballë San Marinos, trajneri Reja kërkon nga të tijtë që të kenë ekuilibrat e duhur, ndërsa ka rreshtuar një formacion që direktivat e shndërrojnë në 3-4-3, edhe pse skema tradicionale e vendosjes pa top është 5-2-3, me Bajramin forcë të shtuar për dyshen e sulmit.
SHQIPËRI: Strakosha, Mihaj, Kumbulla, Gjimshiti, Hysaj, Trashi, Bare, Laçi, Bajrami, Uzuni, Manaj.
SAN MARINO:Benedettini, Grandoni, Palazzi, Brolli, Fabri, Battisitin, Tomassini, A.Golinucci, Golinucci, Hirsch, Nanni.