Hidhet shorti, njihuni me çerekfinalet e Europa League

Sot është hedhur shorti i Ligës së Evropës për fazën e çerekfinales në Nyon të Zvicrës.

Pas shortit të Ligës së Kampionëve, me fillim nga ora 13:00 është hedhur edhe shorti i Ligës së Evropës, ku janë mësuar edhe çiftet çerekfinaliste.

Ndeshjet janë si vijojnë:

Granada – Manchester United

Arsenal – Slavia Prague

Ajax – Roma

Dinamo Zagrev – Villarreal

Takimet do të zhvillohen në këtë mënyrë:

Çerekfinalet
Ndeshjet e para: 8 Prill
Ndeshjet e dyta: 15 Prill

Gjysmëfinalet
Ndeshjet e para: 29 Prill
Ndeshjet e dyta: 6 maj

Finalja do të luhet të mërkuen e 26 majit të vitit 2021 në Gdansk Arena, Poloni.


Shtuar 19.03.2021 13:27