E BUJSHME/ Rey Manaj gjen ekipi të ri, pranë kalimi te rivalët e Superligës

Destinacioni i ri i Rey Manaj nuk është përcaktuar, edhe pse është mbyllur sezoni 2024-2025. E ardhmja e sulmuesit të Kombëtares sonë ka marrë trajtën e një operacioni me disa “të panjohura”, por raportimet e fundit nga mediat turke ka hedhur “dritë”.

Ekipi i Samsunspor e mbylli sezonin e shkuar në Superligë në vendin e 3-të, ku do të marrë pjesë në Kupat e Evropës.

Por kjo nuk është e gjitha. Ata kanë hedhur “grepat” drejt Manaj dhe janë të gatshëm të bindin sulmuesin.

Eksperienca e Rey në kampionatit turk është një “armë” shtesë, tregues se bomberi kuqezi i ka dhënë provat në këtë ligë me skuadrën e Sivasspor.

Tashmë pritet se çfarë do ndodh në ditët në vijim, nëse do të ketë lëvzije konkrete. Aktualisht Manaj ndodhet në Jug të Shqipërisë, teksa po shijon pushimet.


Shtuar 21.06.2025 19:25