E BUJSHME/ Publikohen zënkat e lojtarëve francez në “WhatsApp”, Pogba në qendër të skandalit: Ke ndonjë problem? Ik mos luaj futboll

Franca është eliminuar nga Zvicra në Europian, por nëse kjo disfatë mund të dukej e çuditshme më herët, tanimë merr gjithë shpjegimin. Konfliktet e shumta mes lojtarëve shpërthyen me zënkën e familjarëve të tyre.

Asgjë nuk shkon mirë as mes Pogba dhe Rabiot, teksa pas grindjes së prindërve, e kanë vazhduar më tej diskutimin. Sipas raportimit të mediave francez, gjuha e përdorur ka tejkaluar edhe në “WhatsApp”.

Pogba: “Ke ndonjë problem shoku? Nëse ke, ma thuaj. E kuptove?”

Rabiot: “Duhet të mbrojmë veten. Nëse nuk e mbrojmë veten, shkojmë në dreq. Nëse ti nuk do, atëherë lëre futbollin dhe shko luaj ndonjë sport tjetër”.

Pogba: “Çfarë dreqin po thua këtu para të gjithëve? Çfarë do të thuash?”.

Rabiot: “Atë që të thashë, mbylle gojën”.

Ndërkohë është zbuluar edhe biseda e shkëmbyer mes Varane dhe Pavard, një tjetër dyshe që ka pasur probleme në fushën e lojës me pakënaqësi për nivelin e treguar.

Varane: “Pavard, kujdes. Nuk po pozicionohesh mirë kur vjen topi në thellësi të zonës tonë”.

Pavard: “Po e ka fajin edhe Pogba”.

Varane: “Pse?”.

Pavard: “Pogba nuk na ndihmon fare, na la vetëm në këtë m..”.

Varane: “Do flasim edhe me Pogba”


Shtuar 2.07.2021 16:41