E BUJSHME/ Ofertë rekord prej 15 mln eurosh për Ernest Muçin, e ardhmja te Trabzonspori vihet në dyshim

Ernest Muçi mund të largohet nga Trabzonspori dhe për këtë po shkruajnë në Turqi. Së fundmi flitet për një ofertë prej 12 milionë eurosh, që është refuzuar nga klubi turk.

Kjo është edhe një shifër rekord që ofrohet për Muçin. Lojtari i Kombëtares shqiptare shitej për 10 milionë euro nga Legia te Beshiktash, më pas Trabzonsporit i kushtoi 9,5 euro në total që t’i zotëronte kartonin.

Të lidhura

None found

Detaje të tjera ndërkohë dalin në skenë. Oferta e radhës për Muçin nga i njëjti klub që u refuzua, por të cilit nuk i zbulohet emri, mund të shkojë deri në 15 milionë euro.

Muçi shkëlqeu në sezonin e fundit në Trabzon. Për këtë ka tërhequr vëmendjen e klubeve në Europë, të cilat duken të gatshme për një sforco financiare që të përfitojnë shërbimet e fantazistit shqiptar.

Së fundmi janë zbuluar dy klube të Bundesligës që kanë shprehur interes për futbollistin shqiptar.

Dy klubet qe thuhet se kanë shprehur interes janë Hofeneheim dhe Eintraht Frankfurt, të cilat informuan së fundmi Trabzonsporin, që janë të interesuar për Muçin. Burimi është Serdar, i njohur për lajmet që lidhen me Trabzonsporin.

Hofenheim ka treguar se beson te futbollistët shqiptarë. Pjesë e tij janë Albian Hajdari, Leon Avdullahu dhe Fisnik Asllani.


Shtuar 14.06.2026 16:56

MadridbetMadridbetholiganbetcratosroyalbet girişgrandpashabetgrandpashabetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetjojobetcasibombetparkbetpark girişbetpark girişGrandpashabet destekgrandpashabet girişjojobetGrandpashabetjojobetjojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetholiganbetgrandpashabetgrandpashabet