Ashtu siç pritej për Kristjan Asllanin nuk është më një kriter i padiskutueshëm aktivizimi në një ekip të Serie A.
Vetëm pak çaste më parë mediet spanjolle kanë raportuar për nisjen e negociatave mes Interit dhe Gironas.
Sipas MARCA, Girona në Spanjë thuhet se po shfaq interes për futbollistin e Kombëtares kuqezi. Klubi katalanas ka kryer një studim fillestar duke i kërkuar Interit informacion mbi lojtarin dhe është përpjekur të kuptojë se çfarë mundësie ka për një negociatë të mundshme me zikaltërit. Drejtuesit e Gironës tashmë e kanë prioritet transferimin e 23-vjeçarit në Spanjë.
Asllani ka qenë një lojtar i rregullt për Torinon në këto muajt e parë, duke bërë 16 paraqitje në Serie A dhe Kupën e Italisë, por klubi duket se ka konsideruar ndërprerjen e huazimit të tij nga Interi parakohe. Torino gjithashtu kishte një opsion blerjeje, të vendosur në 12 milionë euro, me zikaltërit që mbanin një interes prej 20% në çdo rishitje të ardhshme.
Ad
