E bujshme nga Italia, Pjanic rikthehet te Juventus

Miralem Pjanic do vetëm Juventus-in dhe do të kthehet në Itali.

Siç ka shkruar SportMediaset, zërat për kthimin e boshnjakut te bardhezinjtë po shtohen.

Lojtari, në fakt, është i gatshëm të bëjë gjithçka për t’u ribashkuar me Zonjën e Vjetër.

Sipas Sport Mediaset, mesfushori është i gatshëm ta reduktojë ndjeshëm rrogën e tij. Gjithsesi, bardhezinjtë do të duhet të bëjnë një shitje më parë.

Ka shumë mundësi që i sakrifikuari të jetë Ramsey.

Vetëm pas largimit të uellsianit, ëndrra e Pjanic për t;u kthyer në Torino mund të realizohet.

Nuk duhet harruar se Massimiliano Allegri e vlerëson shumë boshnjakun dhe ka kohë që kërkon ta ketë në skuadër.


Shtuar 20.07.2021 20:59