E BUJSHME/ Ky është tifozi që parashikoi në 2013 që Anglia dështon me penallti ndaj Italisë në finale të Euro 2020 (FOTO LAJM)

Një tifoz ka arritur që të parashikojë saktë fituesin e Euro 2020 para tetë vitesh më parë.

Përdoruesi në rrjetin social Twitter, “Cameron” kishte bërë një postim më 22 shkurt të vitit 2013, duke parashikuar se kush do të ishte në finale.

Ai kishte shkruar se Anglia do të humbte në finale të Euro 2020 në penallti nga Italia dhe se asgjë nuk kishte ndryshuar që atëherë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu Sport ?????? (@sportalbeu)

“Anglia humbi në finale të Euro 2020 ndaj Italisë në penallti dhe që atëherë nuk ka ndryshuar asgjë”, kishte shkruar Cameron.

Përdoruesi i rrjetit social e ka rikthyer atë postim, duke bërë të ditur se e kishte parashikuar saktë një gjë të tillë.

Ta mendosh se kjo gjë kishte ndodhur para tetë vitesh, është diçka që ky person edhe mund të krenohet.


Shtuar 12.07.2021 17:07