E BUJSHME/ Kristjan Asllani nuk bën më pjesë në planet e Interit, zikaltërit e kanë mendjen te mesfushori brazilian

Merkatoja e verës është hapur dhe klubet më në zë të Evropës janë vendosur në ndjekje të objektivave në tregun e transferimeve. Një nga klubet më të zëshme të futbollit italianë, por jo vetëm janë edhe finalistët e Champions-it, Interi.

Tashmë zikaltërit me trajner të ri, Cristian Chivu e ka kthyer ekipin në një “kantier ndërtimi”. Interesante është e ardhmja e Kristjan Asllanit te Interi.

Sipas raportimeve të fundit nga “Corriere dello Sport”, thuhet se ziklatërit janë të gatshëm të paguajnë një tarifë të caktuar, plus kartonin e Kristjan Asllanit për të transferuar Edersonin e Atalantës.

Fakt është se Ederson ka zhvilluar një edicion fantastik me bergamaskët, aty ku kanë rënë në sy karakteristikat e një mesfushori fleksibël, detajë që i ka munguar Interit në vitin e fundit.

Tashmë në mbetet të presim se çfarë do të ndodh me të ardhmen e “regjizorit” të Kombëtares sonë, do të vijoi qëndrimin te Interi apo do e shikojmë sezonin e ardhshëm me një tjetër fanellë.


Shtuar 20.06.2025 18:23