Gianluigi Donnarumma është larguar nga Milani.
Portieri italian nuk ka rinovuar kontratën me kuqezinjtë duke u larguar kështu si lojtari i lirë. Mediat italiane bëjnë me dije se 22-vjeçari është pranë firmës me Juventusin dhe kanë zbuluar edhe detaje të reja.
Donnarumma pritet të jetë në J Medical, qendrën shëndetësore të Juventusit ditën e hënë për të kryer testet mjekësore, ndërsa më pas do të vijë edhe firma mbi kontratë.
Gardiani i portës do të përfitojë rreth 10 milionë euro në sezon te bardhezinjtë e do të firmosë një kontratë afatgjate.