E bujshme, Armando Sadiku do të luajë në kampionatin ku asnjë shqiptar nuk ka “shkelur” më parë

Sylvinjo i dhuroi një festë për dy sfidat e qershorit, kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe duke shtuar edhe më shumë zërat që flisnin për një rikthim të Armando Sadikut në futbollin shqiptar.

Për “bomberin” elbasanas shfaqën interesim dy klubet e kryeqytetit, më saktë zhvilluan sondazhe në distancë, për të kuptuar nëse ekzistonte mundësia për të siguruar shërbimet e tij.

Në mënyrë surprizë, Sadiku jo vetëm që nuk zgjodhi Tiranën dhe Partizanin, por vendosi të nis një aventurë të re në Indinë e largët.

Zyrtarisht, Sadiku është një lojtar i Mohun Bagan, me klubin indian që ka njoftuar arritjen e marrëveshjes, por pa zbuluar detaje të kontratës. Sadiku ishte pjesë e Cartagena në La Liga2, skuadër më të cilën u aktivizua për 31 ndeshje dhe shënoi 8 gola, por palët gjetën akordin për ndërprerjen e kontratës me mirëkuptim.


Shtuar 25.06.2023 16:19