E ardhmja në dyshim, Vinicius Junior nis përgatitjet me Real Madridin

E ardhmja e Vinicius Junior mbetet një prej çështjeve më të diskutuara në kampin e Real Madridit gjatë kësaj vere.

Braziliani, i cili ka ende një vit kontratë me “Los Blancos”, mund të largohet nga klubi, pasi drejtuesit madrilenë po e analizojnë me kujdes situatën e tij.

Të lidhura

None found

Arsenali vijon të shihet si destinacioni kryesor për 26-vjeçarin, ndërsa zërat për një transferim të mundshëm janë shtuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit.

Megjithatë, pavarësisht pasigurisë rreth së ardhmes, Vinicius u paraqit të hënën në qendrën stërvitore të Valdebebasit. Fillimisht ai iu nënshtrua kontrolleve mjekësore në Spitalin Blua Sanitas dhe më pas u bashkua me skuadrën për seancën e parë të fazës përgatitore.

Sipas mediave spanjolle, kjo situatë mund të ndryshojë në një kohë të shkurtër. Bisedimet për të ardhmen e sulmuesit raportohet se janë intensifikuar dhe nuk përjashtohet që ai të mos marrë pjesë në stërvitjet e ditëve të ardhshme, nëse palët arrijnë marrëveshje për largimin e tij.

Vinicius është bërë një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Real Madridit në vitet e fundit. Por mbërritja e Kylian Mbappe dy verë më parë ndikoi në hierarkinë e repartit ofensiv, duke i dhënë francezit statusin e yllit kryesor të skuadrës.

Kjo rrethanë ka ushqyer më tej mundësinë që braziliani të kërkojë një aventurë të re, ndërsa Arsenali vazhdon të ndjekë nga afër zhvillimet që lidhen me të.


Shtuar 3.08.2026 12:16

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortjojobet girişbetcio