E ardhmja e Solskjaer në dyshim? Ky është vendimi i Man United

E ardhmja e trajnerit norvegjez të Manchester United, Ole Gunnar Solskajer është në dyshim kohët e fundit.

Pas një nisje të mirë të sezonit, forma e “Djajve të Kuq” është zbehur në ndeshjet e fundit.

Shkaku i rezultatave të dobëta së fundmi është përmendur mundësia që trajneri Solskjaer të shkarkohet nga drejtuesit e gjigantit anglez.

Megjithatë, sipas ‘The Sun’, drejtuesit kanë besim të plotë te norvegjezi dhe ai do të vazhdojë të mbetet në krye të ekipit.

Solskjaer ka kontratë me United deri në qershor të vitit 2024, por e ardhmja e tij varet nga rezultatet e ndeshjeve të ardhshme.

 


Shtuar 5.10.2021 18:59