Xavi Simons vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij, edhe pse ajo do të vendoset pas Kampionatit Evropian ‘Euro 2024’.
Mesfushori ofensivë holandez ka pasur një vit fantastik me RB Leipzig, ku ishte i huazuar nga Paris Saint Germain.
Megjithatë e ardhmja e tij vazhdon të jetë e paqartë, me PSG-në që ka vendosur ta kthej për momentin në Parc de Princes dhe pastaj të vendos nëse do ta mbajë apo do ta largojë.
Barcelona po kërkon me ngulm huazimin e lojtarit me të drejtë blerje, por PSG ende nuk është i bindur për një gjë të tillë.
Kthimi i tij në Leipzig do të pritej mirë si nga tifozët ashtu edhe nga stafi stërvitor, të cilët besojnë në aftësinë e tij për të vazhduar rritjen dhe kontributin për ekipin.
Por klubi gjerman mbetet opsioni i fundit në dëshirën e mesfushorit holandez.
Një tjetër opsion tërheqës për lojtarin është transferimi te Bayern Munich, me rekordmenët gjermanë që e kanë atë në listën e dëshirave.
21-vjeçari në 43 ndeshje zyrtare ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar në 15 të tjerë, duke konfirmuar formën fantastike të tij.
PSG në rast se do ta lejoj largimin e tij, atëherë synon që të fitojë rreth 60 milionë euro nga shitja e mesfushorit holandez. /Telegrafi/