Felipe Anderson nuk i ka më marrëdhëniet e mira me klubin e Lazios dhe largimi i brazilianit nga kryeqyteti mbetet i sigurt.
Negociatat për rinovim mbeten të ngrira, megjithëse lojtari nuk dëshiron të largohet nga Roma dhe vetë Lazio po tenton të bien dakord për një marrëveshje të re.
Megjithatë, diçka në horizont po shfaqet, konkretisht nga Arabia Saudite. Al Shabab, i cili tashmë kishte kërkuar Politano nga Napoli, mund të japë një goditje me një ofertë të konsiderueshme në ditët në vijim.
Lojtari brazilian në fakt nuk shfaqet i tunduar nga destinacioni, por një ofertë prej 15 milionë eurosh mund ta bindë Lazion të thotë ‘po’.
Gjithashtu edhe Juventus mbetet në prapaskenë, me bardhezinjtë të cilët kanë interes për Felipe Anderson. /abcnews.al