Bernardo Silva se është objektivi i madh dhe e fundit i kësaj vere për Barcelonën. Portugezi është lidhur me klubin katalanas dhe vetë lojtari ka shprehur të dëshirën për të ndryshuar destinacion edhe pse jo me ngulm.
Së fundmi për situatën e tij ka folur edhe Kevin de Bruyne, i cili është shprehur se Bernardo është shumë thelbësor dhe padyshim shpreson që ai të mos largohet nga Manchester City.
“Për mendimin tim, mendoj se ai do të qëndrojë këtu këtë sezon, kështu që nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Bernardo (Silva) është thelbësor për ne, shpresoj se ai mund të qëndrojë. Ai e di që këtu e duan shumë”, u shpreh belgu./albeu.com