E ardhmja e Benzema nuk vihet në diskutim, Reali ka gati marrëveshjen e re

Karim Benzema është lideri i Real Madrid, i cili ka udhëhequr “Los Blancos” drejt fitimit të La Liga dhe Champions League sezonin që kaloi, teksa edhe këtë sezon pritet të bëjë të njëjtën gjë.

Në këto kushte duke parë efikasitetin e sulmuesit francez në skuadër, madrilenët kanë gati kontratën e re për të.

Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano, marrëveshja e re pritet të jetë deri në qershor 2024, teksa drejtuesit presin që 34-vjeçari të fitojë “Topin e Artë” për të zyrtarizuar rinovimin mes tyre.