Kombëtarja e Koresë së Jugut është përballur me një episod të pazakontë dhe shqetësues gjatë fazës përgatitore për takimin ndaj Meksikës, pasi ka dyshime se stërvitja e saj është vëzhguar përmes spiunazhit.
Mediat lokale meksikane bëjnë të ditur se mbi hapësirën ku skuadra koreane po zhvillonte seancat stërvitore është parë një dron në fluturim.
Të lidhura
None found
Ky incident ka nxitur menjëherë dyshime se mund të ketë pasur një përpjekje për të monitoruar nga afër punën taktike dhe përgatitjet e ekipit.
Sipas raportimeve, ushtria meksikane ka ndërhyrë shpejt dhe ka rrëzuar dronin për të vënë situatën nën kontroll.
Megjithatë, dy personat që dyshohet se e drejtonin pajisjen kanë mundur të largohen nga vendngjarja para se të ndaloheshin.
Deri tani nuk ka një konfirmim nëse droni ka arritur të filmojë nga stërvitja e Koresë së Jugut, ndërsa autoritetet meksikane kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht ngjarjen dhe për të identifikuar personat e përfshirë.
Në të njëjtën kohë, Koreja e Jugut vijon përgatitjet për ndeshjen e ardhshme ndaj Meksikës, e cila është caktuar të luhet të premten në orën 03:00 të mëngjesit.
