“Dyshime për favorizim”, Vargu për finalen e Europianit: UEFA i detyrohet Anglisë, me arbitrim të rregullt e merr Italia (VIDEO)

Në emisionin “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës” është diskutuar mbi finalen e Europianit mes Italisë dhe Anglisë. Mediat italiane kanë folur së tepërmi mbi favorizimin që po i bëhet Anglisë nga UEFA pasi ishte pikërisht ky vend që i dha shuplakën krijimit të Superligës Europiane. Këtë situatë e ka risjellë në kujtesë Petrit Vargu që thekson se me arbitrimin e drejtë Italia nuk do të ketë problem për ta mundur Italinë.

“Do shohim nj finale më të bukur mes Italisë- Anglisë sesa mund të ishte Itali Danimarkë. Anglia sot paraqet një rrezik dhe rreziku i saj është pikërisht te kredot që ka ajo në FIFA dhe UEFA, pasi UEFA i detyrohet Anglisë edhe për faktin se në Superligë katër skuadrat e para që u larguan në superligën që po krijohej, kjo do të ishte një shpullë për UEFA-n. Ky është një fakt që nuk e mohon dot njeri.

Këtu shoh edhe rrezikun që ka skuadra italiane. Sipas meje ndërmjet skuadrës italiane dhe asaj angleze, ka një hendek shumë të madh nga ana teknike në favor të italianeve. Pavarësisht për faktin se skuadra angleze luan në një kampionat shumë të pasur ku lojtarët janë të mbivlerësuar, vlera e skuadrës angleze në total, e kthyer në euro ose në paund është më e lartë se ajo Italinë. Unë mendoj se me një arbitrim të drejtpërdrejt, Italia nuk do të ketë asnjë lloj problemi që Italia të marrë kupën pavarësisht se kjo ndeshje bëhet në Angli”, tha Vargu.

Shtuar 9.07.2021 20:41