Dygolësh i Suarez, Atletico fiton me përmbysje ndaj Getafes (VIDEO)

Atletico Madrid ka arritur të dalë me 3 pikë përballë Getafes në një sfidë ku djemtë e Simeones u detyruan të “djersinin” më shumë nga çmund ta kishin parashikuar.

Getafe fillimisht kaloi në epërsi përmes Mitrovic në fundin e pjesës së parë (45′).

Problemet nisën për vendasit kur Carles Alena u ndëshkua me të kuq dhe pastaj Atletico arriti ta përmbys rezultatin.

Ishte Luis Suarez  pas një asistimi të Hermoso e barazoi rezultatin (78′).

Ndërsa, kur mendohej se do mbyllej takimi me këtë rezultat, në skenë doli sërish uruguaiani që i dha fitoren Atleticos (90′).

Me këtë fitore, Atletico merr kreun me 14 pikë, ndërsa Getafe renditët në pozitën e parafundit pa pikë.


Shtuar 21.09.2021 21:32