Atletico Madrid ka arritur të dalë me 3 pikë përballë Getafes në një sfidë ku djemtë e Simeones u detyruan të “djersinin” më shumë nga çmund ta kishin parashikuar.
Getafe fillimisht kaloi në epërsi përmes Mitrovic në fundin e pjesës së parë (45′).
Problemet nisën për vendasit kur Carles Alena u ndëshkua me të kuq dhe pastaj Atletico arriti ta përmbys rezultatin.
Ishte Luis Suarez pas një asistimi të Hermoso e barazoi rezultatin (78′).
Ndërsa, kur mendohej se do mbyllej takimi me këtë rezultat, në skenë doli sërish uruguaiani që i dha fitoren Atleticos (90′).
Me këtë fitore, Atletico merr kreun me 14 pikë, ndërsa Getafe renditët në pozitën e parafundit pa pikë.