sport

Dybala pas ndeshjes me Italinë: Lautaro? Ai është një miks i Crespos dhe Agueros

Paulo Dybala ka folur pas ndeshjes së ditës së djeshme ndaj Italisë, ku Argjentina fitoi me rezultatin 3-0, duke ngritur kështu trofeun “Finalissima”.

Cila do të jetë e ardhmja juaj?

Të lidhura

None found

“Jam i fokusuar te kombëtarja, duhet të mendoj me qetësi për të ardhmen time. Nuk kam vendosur asgjë, agjenti im do të kujdeset për këtë, por tani mendoj për Argjentinën.”

Jeni të lumtur për këtë fitore?

“Jam shumë i lumtur, është koha për të shijuar. Nuk ke kohë kurrë, por një ndeshje si sot, në Wembley dhe kundër Italisë, nuk ndodh çdo ditë.”

Për golin.

“Është shumë bukur të shënosh një gol me kombëtaren, në një finale, në një grup kaq të bukur. Kemi ndjenja të mira. Në këtë nivel duhet të lëmë gjithmonë përshtypje, duam të rritemi, kemi besim.”

Si ndiheni me Lautaron? Jeni një çift i jashtëzakonshëm në krye të sulmit.

“Lautaro është një fenomen, sot ai luajti një ndeshje të mrekullueshme, një gol të bukur dhe një asistim të madh. Ai më duket sikur ka të miksuara aftësitë e Crespos së madh dhe Agueros, është një sulmues i veçantë.”/ h.ll/albeu.com

të fundit

Juventusi shqyrton zëvendësimin e Spallettit, Deschamps kandidati kryesor

Ish-trajneri i Francës, Didier Deschamps, është përzgjedhur nga Juventusi për të pasuar Luciano Spallettin, pozicioni i të cilit është tronditur…

1 minute ago

Presidentja Shiroka Pula dhe zv.kryeministri Damka shqyrtojnë përfaqësimin e komuniteteve në institucionet e Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim zëvendëskryeministrin e tretë të Kosovës për çështje të pakicave…

3 minutes ago

VIDEO/ Ajola Xoxa mbërrin në burgun e Fierit me foshnjën në krah, takim me Erion Veliajn pas transferimit

Një ditë pas transferimit të Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit në burgun e sigurisë së lartë në Fier, në…

9 minutes ago

Kane sqaron mesazhin pas fitimit të Topit të Artë 2026: “Puno në heshtje

Pas triumfit historik në ceremoninë e Topit të Artë 2026, sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane, nxiti diskutime të shumta…

13 minutes ago

Bajrami kritikon Bashën për projektet e papërfunduara: Ke shpenzuar 80 milionë euro dhe tani po kërkon të verifikosh punët

Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka kritikuar ministrin e Infrastrukturës, Dimal Bashën, lidhur me projektet e papërfunduara.…

13 minutes ago

Apeli ua rrit në 7 mijë fjalë kufirin për njoftimet e ankesave Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Dhoma e Apelit në Gjykatën Speciale në Hagë ka miratuar pjesërisht kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep…

14 minutes ago