Harry Kane, sulmuesi i Bayern Munichut, tërhoqi vëmendjen pas triumfit historik në ceremoninë e Topit të Artë 2026, pasi publikoi në rrjetet sociale një mesazh që ngjalli diskutime të shumta.
“Puno fort në heshtje. Lëre suksesin të bëjë zhurmën”, shkroi 33-vjeçari anglez pas marrjes së çmimit më prestigjioz individual në futboll. Shprehja u interpretua nga mediat dhe tifozët si një thumbim i mundshëm ndaj Kylian Mbappes dhe Lamine Yamalit, të cilët e përfunduan garën pas tij.
None found
Pas fitores 6-1 të Bayernit kundër Magdeburgut në Kupë, Kane vendosi të sqaronte domethënien e vërtetë të postimit, duke mohuar se kishte dashur të provokonte rivalët.
“Jo, aspak. Për të qenë i sinqertë, kjo është një thënie që e kam pëlqyer gjatë gjithë karrierës sime. Ajo tregon se kush jam, çfarë bëj dhe mënyrën se si i përkushtohem punës së palodhshme, disiplinës dhe angazhimit. Shpesh më është dashur të stërvitem krejtësisht i vetëm”, deklaroi sulmuesi anglez.
Sipas Kane, fjalët e publikuara lidhen me angazhimin e tij të vazhdueshëm larg vëmendjes publike dhe me dëshirën për të qenë një model pozitiv për brezat e rinj.
“Ka të bëjë me të gjithë punën që zhvilloj prapa skenave. Mendoj se është thjesht një thënie e mrekullueshme, e cila mund t’i frymëzojë shumë djem dhe vajza të reja dhe të shërbejë si shembull pozitiv për ta”, shtoi ai.
Kështu, Kane sqaroi se mesazhi nuk ishte drejtuar kundër rivalëve të tij, por shprehte filozofinë që e ka udhëhequr gjatë karrierës: punë e pandërprerë, disiplinë dhe përkushtim, me bindjen se në fund rezultatet flasin vetë.
Maqedonia pret që vendet anëtare të Bashkimit Evropian të respektojnë standardet më të larta të sundimit të ligjit dhe e…
Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, ka folur për zgjedhjet në Bërvenicë të cilat do të mbahen më 1 nëntor dhe…
Togeri i Policisë në rajonin e Pejës, Faruk Muqolli, nuk ka pranuar të prononcohet për audioincizimet e publikuara nga biseda…
Në Prishtinë po mbahet konferenca ndërkombëtare “Zbatimi i marrëveshjes Kosovë–Danimarkë për transferimin e të burgosurve në Kosovë: sfidat ligjore, të…
Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me dronë rusë që…
Një ditë pas transferimit të Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit në burgun e sigurisë së lartë në Fier, në…