Categories: kosovë

Bajrami kritikon Bashën për projektet e papërfunduara: Ke shpenzuar 80 milionë euro dhe tani po kërkon të verifikosh punët

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka shprehur kritika ndaj ministrit të Infrastrukturës, Dimal Basha, për projektet që ende nuk kanë përfunduar.

Ajo i ka kujtuar Bashës se ministrinë nuk e ka trashëguar nga LDK-ja, PDK-ja apo Aleanca, por nga një ministër i LVV-së.

Të lidhura

None found

Bajrami tha se tashmë e kupton arsyen pse rrugët dhe projektet e nisura vazhdojnë të mbeten të papërfunduara. Sipas saj, janë shpenzuar 80 milionë euro dhe pretendohet se 82% e punëve kanë përfunduar, ndërsa ministri ka deklaruar se do të angazhojë kompani ndërkombëtare për të kontrolluar cilësinë dhe sasinë e punimeve të realizuara.

“Po kërkon të kontraktosh kompani për të vlerësuar sasinë dhe cilësinë e punëve, si dhe për të hartuar projektimin për pjesën e mbetur. Këto janë veprime që duhet të kryhen në fillim të projektit, ministër. I ke paguar 82 milionë euro dhe tani dëshiron të kontrollosh cilësinë. Për mua, kjo është një dështim dhe ne kërkojmë përgjegjësi”, është shprehur Bajrami.

Ajo shtoi se Basha nuk e ka marrë ministrinë nga LDK-ja, PDK-ja apo Aleanca, por nga ministri i LVV-së, duke theksuar se qeverisja e tyre ka zgjatur gjashtë vjet. Në fund, Bajrami tha se zgjidhja më e mirë do të ishte hapja e tenderëve ndërkombëtarë dhe sjellja e një qeverie që do t’i përfundonte projektet.

të fundit

Haxhiu përshëndet Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe, pasuria që na lidh të gjithëve

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka uruar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke kujtuar rëndësinë e Kongresit…

2 minutes ago

Droni rus shemb ndërtesën 5-katëshe në Kiev, kërkime intensive për 14 persona nën gërmadha

Të paktën 14 persona kanë mbetur të bllokuar në rrënojat e një ndërtese banimi të goditur nga një dron rus…

2 minutes ago

Starton java e 11-të e Kategorisë së Parë, fokusi te Pogradeci (VIDEO)

Kanë nisur pjesët e para të tre ndeshjeve të fundit që përmbyllin javën e 11-të të Kategorisë së Parë [...]Read…

10 minutes ago

Fillon ndeshja mes Vorës dhe Tiranës, topi i parë vihet në lëvizje (VIDEO)

Vora dhe Tirana VORA 0-0 TIRANA“Abissnet Superiore”: Java 12Stadiumi: “FK Vora”Arbitër: Juxhin Xhaja FORMACIONET ZYRTARE: VORA: Harizaj; Zuna, Shiba, Karrica, Clemente, Kashari,…

16 minutes ago

Apel i mjekëve për vaksinim kundër HPV-së, në Maqedoni rasti më i ri me kancer të qafës së mitrës është 18 vjeç

Kanceri i qafës së mitrës po prek edhe moshat gjithnjë e më të reja. Në Maqedoni, pacientja më e re…

21 minutes ago

Përmbytje masive në Galapagos, 227 banorë evakuohen – El Niño rëndon situatën

Reshjet e dendura të shiut, të lidhura me fenomenin klimatik El Niño, kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Ishujt Galapagos…

22 minutes ago