Dybala mund të transferohet në Premier League

Manchester United dhe Arsenali raportohet se kanë shfaqur interes për Paulo Dybalan.

Sipas asaj që ka raportuar “FCInterNews”, zyrtarët e të dy klubeve kanë kontaktuar tashmë me agjentin e lojtarit.

Drejtuesit e klubeve të Premier League kanë pyetur agjentin lidhur me interesin e mundshëm për t’u transferuar në Angli.

Dybala nga 30 qershori është zyrtarisht lojtar i lirë, pasi u largua nga Juventusi.

Ai është i lidhur me një transferim te Interi, por ende nuk ka ndonjë marrëveshje të arritur.

Për 28-vjeçarin interesim besohet se kanë shprehur edhe Paris Saint-Germain e Tottenham Hotspur.


Shtuar 3.07.2022 21:44