Dy skuadrat më në formë të Superiores, Dinamo dhe Vllaznia masin forcat në supersfidën e javës

Dinamo dhe Vllaznia janë dy skuadrat më në formë të Superiores. Në 5 javët e fundit, dinamovitët kanë grumbulluar 13 pikë, ndërsa kuqeblutë 11. Asnjë skuadër tjetër nuk ka bërë si ata, duke i vendosur në qendër të vëmendjes.

Java e ardhshme vë përballë pikërisht këto dy skuadra. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” , të hënën e 26 shkurtit ora 17:00.

Aktualisht Vllaznia mban vendin e tretë, ndërsa Dinamo renditet në pozitën e katërt. Vetëm 5 pikë i ndajnë të dyja skuadrat, duke bërë që takimi i radhës të premtojë spektakël.

Ky do jetë dhe një test për dy trajnerët, Dritan Mehmeti dhe Qatip Osmani që kanë ndryshuar këto dy skuadra me ardhjen e tyre. Kujtojmë se si kryeqytetasit dhe shkodranët e nisën me trajnerë të tjerë këtë sezon. /newsport.al/


Shtuar 22.02.2024 13:01