Besar Nimani ka dhënë detaje për ngjarjen tragjike të vëllait të tij, ish-boksierit Besar Nimani, i cili u vra në Gjermani mbrëmjen e 9 marsit.
Në një prononcim për Paparacin ai thotë se Besari u qëllua në rrugë derisa po shkonte në një organizim për përvjetorin e vdekjes së shokut të tij.
“Kur ka ndodh rasti Besari i ka sjell fëmijët dhe bashkëshorten te unë, pastaj ka dal në qytet për të shku në përvjetorin e vdekjes së një shokut të tij, gjatë rrugës ka shku me marr një shok tjetër në lokal ndërsa tre persona e kanë pritur në rrugë dy nga të cilët e kanë qëlluar Besarin”, tha Nimani.
Tutje, Nimani shtoi se para tre viteve viktima me njërin nga të dyshuarit kishte pasur një problem.
“Para tre viteve njëri nga të dyshuarit kishte hyrë në lokalin e Besarit, dhe kanë pasur një debat aty, Besari e ka qitur jasht lokalit”, shtoi ai.
Ndërkaq sipas Nimanit njëri nga të dyshuarit është dorëzuar në polici, ndërsa dy të tjerët janë në arrrati. Në njoftimin e policisë gjermane thuhet se operacion i madh policor është duke u zhvilluar aktualisht në zonën e qytetit Bielefeld derisa vijon kërkimi për autorin/autorët.