Java e tretë e Albi Mall Superligës së Kosovës rikthehet sot me dy duele, ndërsa gjithë vëmendja është përqendruar te stadiumi i Gjilanit, ku do të zhvillohet për herë të parë një ndeshje kampionati në ndriçimin e reflektorëve.
Të lidhura
None found
Programi i ditës sjell përballje me rëndësi për skuadrat që kërkojnë të grumbullojnë pikë të vlefshme në fillimin e sezonit.
Takimi i parë do të luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ku Feronikeli ’74 do të përballet me Malishevën. Ndeshja nis në orën 16:30.
Feronikeli ’74 dhe Malisheva synojnë të dalin me rezultat pozitiv nga kjo përballje, pasi çdo pikë ka peshë të veçantë në këtë fazë të kampionatit.
Ndërkohë, në orën 19:00, Gjilani do të presë Dukagjinin në stadiumin e tij.
Përballja do të shënojë një moment të veçantë për klubin dhe qytetin, pasi stadiumi i Gjilanit do të presë për herë të parë një ndeshje të Superligës nën dritën e reflektorëve.
Prania e ndriçimit artificial pritet t’i japë një atmosferë ndryshe mbrëmjes, ndërsa Gjilani dhe Dukagjini do të kërkojnë ta kurorëzojnë këtë rast me fitoren dhe pikët e plota.
