Një tjetër fundjavë pozitive, ishte ajo që lamë pas për legjionarët shqiptarë që luajnë jashtë kufijve.
Portali i njohur i statistikave, “Sofascore”, sjell për lexuesit e “Panorama Sport” pesë legjionarët me vlerësimet më të larta.
Vendin e parë e mban mesfushori shqiptar, Enis Çokaj, i cili dha asistin e fundit që vulosi fitoren e skuadrës së tij Levadiakos në superligën greke.
Nazmi Gripshi, ishte sërish protagonist me Astanën, duke dhënë një asist. Ai u rendit në vendin e dytë.
Goli i Juljan Shehut, nuk mjaftoi për t`i dhënë fitoren ekipit të tij, por ai është vlerësuar me notën 7.9.
Vendi i katërt shkon për Uzunin që i dha 3-pikët Austin me një gol të realizuar në minutën e 96-të.
Top 5-shja plotësohet me Ermir Rashicën i cili bëri një performancë të mirë në fitoren e Metalist 1925.