Duket se eliminimi nga Atletico ka lënë “pasoja” – Interi ndalet në shtëpi nga Napoli

Interi i ka ndaër pikët ne Napolin në kuadër të javës së 29-të në Serie A, pasi ndeshja përfundoi 1-1.

Nerazzurët filluan furishëm ndeshjen, përkundër eliminimit të hidhur nga Liga e Kampionëve prej Atletico Madridit në mesjavë.

Ky mund i tyre u shpërblye në minutën e 43-të, kur Alesandro Bastoni asistoi te Mateo Darmian që realizoi për 1-0.

Pjesa e dytë ishte më e luftuar nga Napoli, me çka edhe arritën të nxirrnin një pikë të madhe në këtë udhëtim.

Juan Jesus realizoi nëminutën e 81-të për 1-1, ndërsa vendasit u munduan deri në fund që të arkëtonin tri pikë, por që mbetën të kënaqur me një në fund.

Pas javës së 29-të, Interi vazhdon të jetë lider me 76 pikë, ndërsa në xhiron e 30-të takohen me Empolin. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore


Shtuar 17.03.2024 22:54