Dukagjini ka marrë tri pikët e para në edicionin e ri të Albi Mall Superligës së Kosovës, duke mundur në Klinë Feronikelin ’74 me shifrat 1-0.
Të lidhura
None found
Goli vendimtar u shënua në minutën e 18-të nga Jeudi Stevenson, i cili përfitoi nga rasti dhe kaloi skuadrën vendase në epërsi.
Avantazhi i krijuar në pjesën e parë rezultoi i mjaftueshëm për Dukagjinin, që e menaxhoi ndeshjen dhe e ruajti rezultatin deri në vërshëllimën e fundit.
Skuadra nga Drenasi u përpoq të barazonte pas golit të pësuar, por nuk arriti të finalizonte asnjë prej tentativave dhe u largua nga Klina pa pikë.
Ky ishte triumfi i parë i Dukagjinit këtë sezon, pas barazimit pa gola, 0-0, ndaj Drenicës në xhiron hapëse të kampionatit.
Ndërkohë, Feronikeli ’74 regjistroi humbjen e dytë radhazi. Pas disfatës kundër Gjilanit në javën e parë, skuadra nga Drenasi e nis sezonin me rezultate negative.
