Dukagjini ka bërë publike njëmbëdhjetëshen titullare për ndeshjen e kthimit kundër Luganos, e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Të lidhura
None found
Pas disfatës minimale 1:0 në takimin e parë në Zvicër, ekipi nga Klina do të kërkojë përmbysjen e rezultatit.
Para mbështetësve të tyre, “Hithat” synojnë të zhvillojnë një paraqitje të madhe dhe të sigurojnë kualifikimin në fazën pasuese të garës evropiane.
Përballja Dukagjini–Lugano luhet në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali dhe nis në orën 16:30.
Në radhët e Luganos, mesfushori Uran Bislimi është përzgjedhur të luajë nga minuta e parë.
Formacionet zyrtare:
Dukagjini: Lekaj, Hugo, Sinani, Basri, Bardhoku, Pefqeli, Gashi, Mërlaku, Maliqi, Jeudi, Isufi.
Lugano: Von Ballmoos, Bicheel, Mai, Papadopoulos, Zanotti, Bislimi, Grgic, Dos Santos, Cimignani, Behrens, Steffen.
