Dukagjini tashmë e ka mësuar rivalin për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, pas shortit të hedhur të mërkurën në Nyon të Zvicrës.
Fituesi i Kupës së Kosovës do të matet me Luganon, skuadër zvicerane me përvojë të dukshme në garat evropiane.
Të lidhura
None found
Ekipi nga Zvicra e mbylli sezonin 2025/26 në pozitën e tretë në Superligën zvicerane, duke siguruar edhe për edicionin e ri pjesëmarrjen në arenën kontinentale.
Vitet e fundit, Lugano ka qenë vazhdimisht pjesë e kompeticioneve evropiane dhe hyn si favorit në këtë duel, ndonëse Dukagjini do të kërkojë të befasojë.
Në këtë përballje bie në sy edhe prania e disa lojtarëve shqiptarë te skuadra zvicerane. Portën e Luganos e ruan portieri i dytë i Kosovës, Amir Shaipi, ndërsa në përbërje janë edhe Ezgjan Alioski dhe Uran Bislimi.
Ndeshjet e këtij raundi të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës do të luhen gjatë muajit korrik, me Dukagjinin që do të provojë të vijojë aventurën evropiane përballë një prej kundërshtarëve më të fortë që mund t’i caktohej në short.
