Categories: sport

Dugarry sulmon Mbappen: Kërkesa publike për Topin e Artë është “fëmijërore dhe patetike

Christophe Dugarry ka reaguar ashpër ndaj Kylian Mbappes pas deklaratave të sulmuesit për Topin e Artë. Ish-futbollisti i kombëtares franceze, kampion bote në vitin 1998, mendon se përqendrimi i lojtarit të Real Madridit te vlerësimet individuale po e dëmton imazhin e tij si lider, si në klub ashtu edhe te përfaqësuesja franceze.

Të lidhura

None found

Kritikat e Dugarryt erdhën pasi Mbappe shprehu publikisht bindjen se këtë vit ndodhet në një pozicion të favorshëm për të fituar Topin e Artë. Sipas ish-sulmuesit francez, një deklaratë dhe lobim i tillë nuk i kanë hije një futbollisti të nivelit të tij, sidomos kur bëhet fjalë për kapitenin e kombëtares.

“E konsideroj fëmijërore dhe patetike të kërkoj publikisht një çmim individual në këtë mënyrë. Nuk ka asgjë të mirë në kërkimin e tij, veçanërisht si kapiten i ekipit tënd kombëtar”, ka thënë fillimisht Dugarry.

Mbappe, ndërkohë, e lidhi mundësinë e fitimit të trofeut individual me klubin ku aktivizohet. 27-vjeçari deklaroi se prania te Real Madridi, të cilin e cilësoi si klubin më të mirë në botë, e vendos automatikisht në vëmendjen e votuesve.

“Mendoj se kur luan për Real Madridin, klubin më të mirë në botë, njerëzit të shoqërojnë automatikisht me këtë çmim. Ndoshta ky është një vit i mirë për të, por njerëzit mund të votojnë sipas asaj që mendojnë”, deklaroi Mbappe.

Pavarësisht paraqitjeve të tij të spikatura dhe 42 golave në 44 ndeshje me Real Madridin gjatë sezonit të kaluar, sulmuesi vazhdon të kritikohet për faktin se nuk arriti të fitojë Ligën e Kampionëve. Për Dugarryn, kjo situatë tregon një problem më të gjerë në futbollin modern, ku suksesi individual shpesh vendoset mbi rezultatet e skuadrës.

Dugarry e mbylli qëndrimin e tij duke vënë në dukje dobësimin e frymës kolektive në futboll. “Futbolli po bëhet gjithnjë e më individualist dhe kjo shpesh më bën të vuaj. Në vend që të flasësh për veten dhe çmimet individuale, duhet të flasësh për ekipin, për suksesin kolektiv dhe trofetë që nuk i fitove, të cilët doje t’i fitoje së bashku”, tha ai.

të fundit

BDI seeks national pact on North Macedonia’s strategic issues

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka bërë thirrje për dialog politik dhe bashkëpunim ndërpartiak, duke vlerësuar se çështjet strategjike të…

28 minutes ago

BDI kërkon pakt kombëtar për çështjet strategjike të Maqedonisë së Veriut

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka bërë thirrje për dialog politik dhe bashkëpunim ndërpartiak, duke vlerësuar se çështjet strategjike të…

48 minutes ago

Furnizuesit gjermanë të automjeteve kalojnë te prodhimi i dronëve dhe industria e mbrojtjes, ndërsa sektori i makinave thellohet në krizë

Prodhuesit gjermanë të pjesëve për vetura po orientohen gjithnjë e më shumë drejt industrisë së dronëve, mbrojtjes dhe hapësirës, ndërsa…

7 hours ago

Bardhi: Balluku’s file leads to Edi Rama – searches of her home and phone demanded; imprisoned politicians face fewer charges

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në emisionin Prime News24 se dosja hetimore ndaj ish-zv.kryeministres Belinda…

7 hours ago

Bardhi mocks Spiropali: they are pushing her to leave, but she insists on staying in the SP parliamentary group at all costs

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ironizuar ish-ministren e Jashtme, Elisa Spiropali duke komentuar situatën e fundit…

7 hours ago

After hot water and butter attack in prison, man convicted of raping and murdering 80-year-old seeks £100,000 from British state

Një 60-vjeçar, i dënuar me burgim të përjetshëm për përdhunimin dhe vrasjen brutale të një të moshuare 80-vjeçare, ka kërkuar…

7 hours ago