Categories: sport

Dugarry kritikon Ronaldon: Egoja e tij po dëmton imazhin e yllit portugez

Ish-futbollisti i Francës, Christophe Dugarry, ka sulmuar publikisht Cristiano Ronaldon, duke deklaruar se sjellja dhe egoja e portugezit po cenojnë reputacionin që ai ka ndërtuar gjatë karrierës. Fituesi i Kupës së Botës 1998 ka shprehur zhgënjimin për zhvillimet e fundit që lidhen me sulmuesin e Al Nassr dhe Kombëtaren e Portugalisë.

Të lidhura

None found

E ardhmja e Ronaldos me përfaqësuesen portugeze është kthyer në temë diskutimi, ndërsa Dugarry, ish-sulmues i Milanit dhe Barcelonës, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj pesë herë fituesit të “Topit të Artë”.

Gjatë emisionit francez “Rothen s’enflamme”, ai foli për largimin e fundit të Ronaldos nga grumbullimi i Portugalisë, pas përplasjeve me përzgjedhësin Jorge Jesus.

“Jam lodhur nga kjo. Është e tmerrshme të tregosh kaq pak respekt për bashkëkombësit dhe kombin tënd”, u shpreh Dugarry në transmetimin e RMC Sport.

Sipas tij, veprimet e fundit të Ronaldos nuk përputhen më me figurën profesionale dhe të përkushtuar ndaj ekipit që futbollisti portugez kishte krijuar gjatë dy dekadave.

“Është e tmerrshme, sepse ky nuk është imazhi që ai përcillte dikur. Në të kaluarën dukej si një njeri i shëndetshëm, lojtar skuadre, një figurë e madhe dhe bujare. Tani më duket se ka ndryshuar dhe se, gjatë muajve të fundit, egoja e tij po e shkatërron nga brenda”, deklaroi Dugarry.

Francezi shtoi se Ronaldo kishte mundësinë të largohej nga skena në mënyrën më dinjitoze, por sipas tij situata tashmë është përkeqësuar. “Mund të ishte larguar përmes derës së madhe, ndërsa tani gjithçka ka përfunduar dhe është prishur. Si mund të rikthehet? Për të bërë çfarë?”, tha ai.

Dugarry vuri në dukje edhe se një futbollist i madh duhet të jetë në gjendje ta kuptojë momentin kur nuk po luan më në nivelin e tij më të lartë.

“Një pjesë e talentit të një lojtari të madh si Ronaldo është edhe të dallojë kur nuk po performon më si më parë. Kjo është parë në tri kompeticione ndërkombëtare radhazi. Kombëtarja e Portugalisë është më efikase pa të”, përfundoi ai.

të fundit

BDI seeks national pact on North Macedonia’s strategic issues

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka bërë thirrje për dialog politik dhe bashkëpunim ndërpartiak, duke vlerësuar se çështjet strategjike të…

38 minutes ago

BDI kërkon pakt kombëtar për çështjet strategjike të Maqedonisë së Veriut

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka bërë thirrje për dialog politik dhe bashkëpunim ndërpartiak, duke vlerësuar se çështjet strategjike të…

58 minutes ago

Furnizuesit gjermanë të automjeteve kalojnë te prodhimi i dronëve dhe industria e mbrojtjes, ndërsa sektori i makinave thellohet në krizë

Prodhuesit gjermanë të pjesëve për vetura po orientohen gjithnjë e më shumë drejt industrisë së dronëve, mbrojtjes dhe hapësirës, ndërsa…

7 hours ago

Bardhi: Balluku’s file leads to Edi Rama – searches of her home and phone demanded; imprisoned politicians face fewer charges

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në emisionin Prime News24 se dosja hetimore ndaj ish-zv.kryeministres Belinda…

7 hours ago

Bardhi mocks Spiropali: they are pushing her to leave, but she insists on staying in the SP parliamentary group at all costs

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ironizuar ish-ministren e Jashtme, Elisa Spiropali duke komentuar situatën e fundit…

7 hours ago

After hot water and butter attack in prison, man convicted of raping and murdering 80-year-old seeks £100,000 from British state

Një 60-vjeçar, i dënuar me burgim të përjetshëm për përdhunimin dhe vrasjen brutale të një të moshuare 80-vjeçare, ka kërkuar…

7 hours ago