Duele zjarri në elitën e futbollit shqiptar, Vllaznia-Teuta kryesfida

Dinamo-Laçi hapi javën e dytë të Abissnet Superiore, ndërkohë që në plan për sot janë edhe dy ndeshje të tjera mjaft interesante.

Fillimisht vëmendja do të jetë në Korçë, aty ku do të përballen dy skuadra që e nisën kampionatin me humbje.

Skënderbeu dhe Partizani duan pikët e plota dhe përballen mes tyre prej orës 16:45. Në mbrëmje luhet edhe sfida më e fortë e javës.

“Loro Boriçi” hap dyert për duelin që edhe vjet pati shumë interes. Vllaznia pret Teutën kampione në fuqi dhe do kërkojë hakmarrjen për humbjen në finalen e Superkupës.

Gjatë javës nuk kanë munguar as deklaratat ngacmuese mes drejtuesve dhe tani futbollistët duhet të flasin në fushë.


Shtuar 18.09.2021 10:39