Duel për titull në Rrogozhinë, Egnatia kërkon shkëputjen nga Partizani

Një duel për titull përpara pauzës së kombëtareve. Supersfida Egnatia-Partizani cel javën e 13-të të Kategorisë Superiore.

Dy skuadrat janë në krye me pikë të barabartë dhe janë kandidatë për të fituar titullin kampion të Shqipërisë, luajnë në Rrogozhinë prej orës 13:30.

Egnatia dhe Partizani kanë grumbulluar 26 pikë, por të kuqtë kanë një ndeshje për të rikuperuar. Pas tyre, pasditen e kësaj të shtune në fushë zbresin çiftet Skënderbeu-Teuta dhe Vllaznia-Laçi, me të dy sfidat që nisin prej orës 17:00./albeu.com


Shtuar 11.11.2023 12:52